Na ndiqni edhe në

Opinione

Serbët që therën foshnjen në djep dhe kërkesa me 45 vjet burg për liderët e UÇK-së

Serbët që therën foshnjen në djep dhe kërkesa me 45

Nga Roland Qafoku


Në karrierën time si gazetar kam raportuar ngjarje nga më të ndryshme. Si të kronikës së zezë dhe të kronikës së “bardhë”. Por atë që kam përjetuar në prill të viti 1999 nuk ka të përshkuar për nga makabriteti dhe asaj që kam përjetuar. Mes vargjeve të shqiptarëve të Kosovës që mbërrinin në Tiranë, si pjesë e atij genoicidi të pashembullt, mora një dëshmi rrënqethëse dhe që është pak që serbët e asaj fushate ti përshkruash kanibalë, kriminelë, vrasës, shfarosës të shqiptarëve. Në një nga bastisjet e shtëpive në një fshat të Kosovës, ushtarët serbë e kishin mbajtur frymën në një banesë në të cilën ndodheshin të vetmuara nëna dhe tri fëmijët të moshës 9, 5 vjeç si dhe një foshnje vetëm disa muajshe që qendronte e lidhur në djep. Ishin duke ngrënë bukë, një supë e zakonshme e një familje të zakonshme, teksa ata ia behën në dhomën e ngrënies me hakërrima dhe etje për gjak. Në pak minuta, dy ushtarë kryen një nga krimet më të rënda dhe të padëgjuara.

Serbët që therën foshnjen në djep dhe kërkesa me 45

I prenë kokën foshnjes në djep që po qante dhe e futën në tenxheren e supës. Makrabiteti nuk mbaroi këtu. Dy ushtarë të tjerë urdhëruan nënën dhe motrat e foshnjes “të hanin mish”. Është pak të thuash se si mund ta shkruash në gazetë këtë skenë, e jo më ta imagjinosh se si ka ndodhur. Duket se ky krim ekstrem, solli shpëtimin e nënës dhe dy vajzave, të cilat lanë të tmerruar shtëpinë dhe ikën nga sytë këmbët drejt Shqipërisë. Të treja të mbijetuarat e atij krimi ndodheshin në gjendje të rëndë shoku në kampin e ngritur në Tiranë dhe unë isha dëshmitar i dhënies së një dëshmie provë se çfarë bënë serbët me shqiptarët e Kosovës. Për fat të mirë, dëshminë e nënës dhe dy vajzave e morën dy prokurorë shqiptarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe materialin e përgatitur ua vunë në dispozicion prokurorëve të Hagës në një dosje voluminoze. Të gjithë këtë dëshmi e publikova në gazetën “Koha Jonë” për të cilën punoja në numrin e datës 3 prill të atij viti (Fotoja 1). Ndoshta është raportimi më i vështirë që kam bërë për nga përjetimi por edhe që nuk më është shqitur kurrë nga memoria. Sa herë që përmendet fjala Kosovë e vitit 1999, unë e identifikoj me këtë ngjarje.

Pas 27 vjetësh e nxora nga arkivi im pas një trazimi që më solli kërkesa e prokurorisë po në Hagë për të dënuar me 45 vjet Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Për çfarë? Sepse si shumë djem dhe vajza të tjerë rrëmbyen nga një armë dhe organizuan UÇK për të mbrojtur popullin e vetë. Për të mbrojtur edhe atë foshnjen që në fakt nuk arritën ta mbronin nga kriminelët serbë që i prenë kokën. Do mjaftonte vetëm kjo ngjarje dhe ajo skenë që për nga makabriteti ia kalon edhe skenareve të filmave thriller të Quentin Tarantinos për të dënuar ushtarë dhe gjeneralë serbë për genocidin më të madh të ushtruar në Evropëe më të madhin pas atij të nazistëve ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Por jo.

Prokuroria e Hagës me pretencën e djeshme kërkoi vite ekstreme burg për UÇK që lindi nga ai popull i martirizuar i Kosovës për t’u mbrojtur. Ndërkohë që ata ushtarë kanibalë duhet të jenë duke shijuar jetën në Beograd të qetë dhe të paprekur nga askush. Me këtë kërkesë kjo prokurori shënuar kështu turpin më të madh në historinë e Gjykatës së Hagës por edhe të drejtësië evropiane. Një turp që doemos duhet ta korigjojë gjykata. Trupi gjykues ka provën dhe sfidën e madhe për të përmbysur një prokurori të çmendur në mes të Evropës që kërkon të zhbëjë historinë. Shpirti i asaj foshnjes pa kokë do jetë i trazuar deri atë ditë./dritare.net