Na ndiqni edhe në

Opinione

Modeli se si shtrembërohet Historia!

Modeli se si shtrembërohet Historia!

Sali Onuzi

Ne librin “Historia e shqiptarëve gjate shek.XX” vellimi IV.Tiranë 2021.
Në tekstin e librit të ASA ( Akademisë së Studimeve Albanologjike) shkruhet :”Në takimet e zhvilluara me E. Hoxhën dhe anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar me 5 korrik në Labinot, misioni britanik u njoh me këto kërkesa e nevoja. Premtimet për të sjellë furnizime e nxitën më tej PKSH për të krijuar Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe Shtabin e Përgjithshëm që do ta drejtonte. Përputhja e veprimtarisë së britanikëve dhe PKSH, në këtë ndërthurje rrethanash dhe interesash ishte tërësisht e rastësishme, por reale”.f.169.
Ky paragraf është kontradiktor. Në pjesën e parë, të futur aty me zor nga autorët e tekstit, thuhet se premtimet e britanikëve për të sjellë furnizimie , e nxitën më tej PKSH për të krijuar ushtrinë NC e Shtabin e Përgjithshëm.
Po nëse këto premtime e nxitën PKSH, atëherë si mund të thuhet se përputhja e veprimtarisë së britanikëve dhe PKSH ishte tërësisht e rastësishme dhe reale.?!

E vërteta historike është se PKSH e kish nisur krijimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare që ditën e formimit të saj me 8 nëntor 1941, pastaj e kish vendosur në një Konferencë të Madhe si ajo e Pezës me 16 shtator 1942, dhe e kish plotësuar me tej në Konferencën e saj të parë të vendit me 17 mars 1943. Pra nuk u nxitën PKSH dhe shqiptarët nga misionet britanike por ata e kishin nisur veprimtarine e tyre ushtarake me kohë.
Autori i fjalisë së fundit është Heginald Hibbert ish officer britanik në Shqiëpri Kurse i pjesës së parë të paragrafit janë autorët e tekstit të ASA që e kanë shtrembëruar.Në tekstin e Hibbert shkruhet:” Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar kishte për të bërë një mbledhje në Labinot në ditët e para të korrikut për të miratuar e për të kthyer në vendime formale e publike planet e PKSH për një Ushtri Nacionalçlirimtare me një Shtab të Përgjithshëm në krye dhe me batalionet e sapo formuara të përfshira në brigada dhe së fundi në divizione (1944). Përputhja e veprimtarisë së britanikëve dhe të PKSH në këtë ndërthurje rrethanash ishte jashtëzakonisht dhe tërësisht e rastësishme, por megjithatë ishte reale. ( R. Hibbert. Fitorja e hidhur. Tirane 1991. F.87)

Jo vetëm në këtë aspekt themelor është një shrembërim koncepti i Librit të ASA.
Ai vijon me gabime të tjera.Në fillim të paragrafit në libër shkruhet se :” Në takimet e zhvilluara me E.Hoxhën dhe anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar më 5 korrik në Labinot, misioni britanik u njoh më këto kërkesa e nevoja.” Këtu as data dhe as përbërja e komisonit nuk janë të saktë e të vërtetë.Me 5 korrik 1943 Shtabi i Përgjthshëm, i vendoisur një ditë më parë nga Këshilli i Përgjithshëm, u mblodh për të zgjedhur komandën e tij dhe përcaktuar detyrat e veta.Aty u vendos që të krijohej nje komision me 5 antarë i cili do t’i paraqiste kërkesat e SHP oficerit britanik që kish ardhur aty në Labinot. Komisioni u mbledh me datë 7 korrik dhe hartoi një set kërkesash për britanikët dhe që janë një dokument me rëndësi strategjike për konceptin e SHP për ngritjen e UNÇ e zhvillimn e Luftës ANÇ.Këto kërkesa iu paraqiten majorit Bill Tilman me 10 korrrik. Për këtë takim zyrtar, i pari midis SHP( Shtabit dhe jo Këshillit) dhe britanikëve ka një protokoll të hartuar që atëhere dhe që ndodhet në Arkivin e Shtetit shqiptar.

Sa shtrembërime flagrante të tjera ka ky tekst, që shteti shqiptar dhe taksapaguesit e kanë paguar shtrenjtë.!/E.P-dritare.net