Na ndiqni edhe në

Showbiz

Kim Kardashian: Përdora ChatGPT dhe ngela në provimet e drejtësisë!

Kim Kardashian: Përdora ChatGPT dhe ngela në provimet e

Kim Kardashian ka pranuar se ka përdorur ChatGPT për t’u përgatitur për provimet e drejtësisë, por akoma më tej, ajo fajëson inteligjencën artificiale për disa dështime gjatë testimit.

Gjatë një interviste për Vanity Fair me detektor gënjeshtrash, Kardashian u pyet nga bashkë-ylli i saj në serialin All’s Fair, Teyana Taylor, nëse përdorte ChatGPT për këshilla për jetë, takime apo si një mikeshë. Ajo pranoi se e përdorte për këshilla ligjore, duke thënë:

“Kur dua të di përgjigjen e një pyetjeje, bëj një foto, e fotografoj dhe e vendos aty. Më ka bërë të dështoj në teste… gjatë gjithë kohës. Dhe pastaj zemërohem dhe bërtas për këtë.”

Kardashian e përshkroi marrëdhënien e saj me ChatGPT si miqësi të çuditshme:

“Është si një mikeshë që të mëson të besosh instinktet e tua. Ajo më tregon kur po gaboj dhe më jep një mësim jete. Bëj screenshot gjatë gjithë kohës dhe i dërgoj shokëve të mi.

Operatori i testit të detektorit të gënjeshtrave konfirmoi se Kardashian nuk po gënjente për përdorimin e saj të ChatGPT. Provimi i jurisprudencës në Kaliforni përfshin pesë pyetje ese njëorëshe, një test performancë 90-minutësh dhe 200 pyetje me zgjedhje të shumta.

Ndërkohë, Kardashian është duke u fokusuar edhe në karrierën e aktrimit. Seriali i saj i ri ligjor, All’s Fair, i cili përqendrohet te një firmë avokatie e drejtuar nga gra, përfshin yje si Naomi Watts, Glenn Close dhe Niecy Nash-Betts. Shfaqja do të ketë premierë më 4 nëntor në Hulu./ People