Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OFL kundër KÇK/ Kush janë personat e goditur në Shkodër!

OFL kundër KÇK/ Kush janë personat e goditur në

Operacioni Forca e Ligjit ka realizuar një tjetër aksion ditën e martë në kuadër të luftës kundër të ashtuquajturës KÇK.

Dhjetëra pasuri janë sekuestruar ditën e martë në Shkodër, ndërsa ndër personat e goditur janë edhe ata që janë dyshuar për pengmarrjen e më pas vrasjen e Jan Prengës.

Pasuritë e sekuestruara:

Shtetasit Aldo Manjishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës.

Shtetasit M. Docaj, me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;

• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;

• Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;

• 3 automjete

• 1 motor. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës.

Shtetasit Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;

• Një automjet;

Shtetasit Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës.

Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;

• Një automjet./ I.M-Dritare.net