Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OBSH: Koronavirusi nuk po rritet në mënyrë dramatike, jashtë Kinës!

OBSH: Koronavirusi nuk po rritet në mënyrë dramatike, jashtë
Rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht viktimave dhe të infektuarve në provincën Hubei, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

Përjashtimi i vetëm është një anije lundrimi në detet e Japonisë, ku u raportuan 44 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve atje, në 218.

Gjithashtu, nuk ka pasur një ndryshim të madh të mënyrës së vdekshmërisë apo ashpërsisë së koronavirusit, sipas OBSH.

Shifrat e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1380.

Numri i të infektuarve ka arritur në 55.748 raste, tha sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë./E.B-dritare.net