Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nurellari: Veseli refuzoi ofertat për një qeveri të arnuar pas dorëheqjes së Haradinajt

Nurellari: Veseli refuzoi ofertat për një qeveri të arnuar pas
Këshilltari i kreut të PDK-së, Adri Nurellari i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se Kadri Veseli pas dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinajt nuk pranoi ofertat për një qeveri të arnuar.

Nurellari: Veseli ka refuzuar ofertat për të krijuar një qeveri të arnuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt. Ka pasur një mundësi për të zëvendësuar AAK me votat e PSD, të cilat me qejf të madh janë ofruar për tu zëvendësuar dhe për ta zgjatur mandatin e legjislaturës së kaluar dhe ai ka refuzuar.

Tregoi një nevojë për ta kthyer një lloj raporti të sinqertë me publikun dhe një  marrëdhënie me qytetarin që liderët e tjerë nuk e kanë pasur. Për hir të së vërtetës fitorja e VV është një fitore e paralajmëruar./ i.m-Dritare.net