Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numri i viktimave nga koronavirusi arrin 106, Kina forcon masat

Numri i viktimave nga koronavirusi arrin 106, Kina forcon masat
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri ka arritur në 106, pasi rastet e reja të njerëzve të prekur janë shtuar dyfish brenda një dite, thanë autoritetet kineze, informon dritare.net.

Numri total i njerëzve të konfirmuar me virus kinez deri më tani është 4.515, ndërkohë që një ditë më parë ishte 2.835 të prekur.

Kina ka forcuar masat duke kufizuar udhëtimet, duke e bërë të detyrueshme ecjen me maska në publik, në disa qytete, informon dritare.net.

Wuhan është qyteti ku ka shpërthyer fillimisht virusi, por tani është i përhapur në të gjithë Kinën dhe ndërkombëtarisht.

Në 24 orët e fundit:

  • Pekini dhe Shanghai po kontrollojnë intensivisht çdo person që vjen nga Wuhan.
  • Është shtyrë semestri i ri për shkollat dhe universitetet në mbarë vendin, pa dhënë një datë rifillimi.
  • Janë pezulluar linjat e trenit.
  • Administrata e imigracionit ka lajmëruar qytetarët të shmangin lëvizjet ndërkufitare./E.B-dritare.net