Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk postoi asnjë dedikim për ditëlindjen e babait/ Një ditë më pas, Lori Hoxha jep këtë mesazh!

Nuk postoi asnjë dedikim për ditëlindjen e babait/ Një
Ditën e djeshme, themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha, do të mbushte 51 vjeç. Por ndryshe në këtë vit, asnjë nga familjarët e tij, nuk kanë bërë asnjë dedikim për të.

Lori Hoxha, me anë të një postimi sot në rrjetet sociale, ka sqaruar një herë e mirë, me anë të një postimi të gjatë ,të gjithë ata që i shkruan se përse këtë herë ka qëndruar indiferente.

Trashëgimtarja e Top Channel, me anë të këtij postimi dha edhe një mesazh të rëndësishëm. Hoxha shkroi se jo çdo gjë e mirë apo e keqe që i ndodh dikujt, duhet të jetë pjesë e rrjeteve sociale. Një postim për ditëlindjen e të atit, në instagram, nuk do të ndryshonte asgjë për të, ndaj këtë herë kishte bërë këtë zgjedhje.

“Jo çdo gjë që unë apo ti bën duhet domosdoshmërish të jetë pjesë e rrjeteve sociale. Vetëm se nuk e postoj diçka, kjo nuk do të thotë që unë nuk e bëj/shoh/ndjej/përjetoj atë. Duke qenë në sytë e publikut për kaq gjatë, kam mësuar që çfarë kam në zemër ta mbaj larg atyre që nuk kam në zemër.  Jemi mësuar aq shumë të shohim urime të shumta nga njerëzit e rrjeteve sociale dedikuar të afërmve të tyre, saqë kemi nisur të bazohemi dhe të gjykojmë çdo lidhje nga prezenca apo mungesa e urimit ‘online’. Unë e dua motrën po njësoj, edhe kur nuk e uroj në instagram për ardhjen në jetë të Romanit. I qëndrova pranë, duke ia bërë të ditur asaj vetë, e jo botës. A do të ndryshonte ndonjë gjë po të postoja për ditëlindjen e tim ati? Dhimbja do të mbetej e njëjtë. Unë jetoj çdo ditë me kujtimin e tij. Mos harxho kohën duke  nxitur dikë që të ndihet keq. Mendo më shumë, ti nuk e di se çfarë po kalon tjetri. Mos lejo që rrjetet sociale  të përzihen me empatinë. Mbetemi të gjithë njerëz përtej ekranit”, ka shkruar Lori.

Me anë të këtij postimi Lori Hoxha, me të drejtë jep këtë mesazh, që të jetoni jetën përtej rrjeteve sociale./L.F-dritare.net