Na ndiqni edhe në

Modë

Nuk jeni të pasur? Ja çfarë po bëni gabim!

Nuk jeni të pasur? Ja çfarë po bëni gabim!
Të gjithë e njohim shprehjen ‘paratë nuk e blejnë lumturinë’, por nuk ka dyshim që paratë e bëjnë jetën më të lehtë. Edhe pse çdo kush e krijon pasurinë e vetë në mënyra të ndryshme, ka diçka të njëjtë në të gjithë ata që janë të pasur prej kohësh. Ata kanë një instinkt të veçantë për të llogaritur risqet teksa investojnë, gjë e cila rrit pasurinë e tyre. Por, jo të gjithë e kanë këtë instinkt apo njohuri. Disa njerëz të cilët janë më fat, ose punojnë shumë, priren të gabojnë. Nëse doni të jeni më të pasur, ju duhet të shmangni këto gabime.

Njerëzit e pasur kanë disa zakone, që ata me më pak para nuk i zotërojnë. Kërkuesi Tom Corley, i cili ka studiuar të dyja grupet për 5 vjet, ka arritur në një konkluzion.

Më poshtë, Dritare.net sjell gjërat që ju duhet të ndaloni së bëri, nëse doni të bëheni më të pasur.

Mos zgjerimi i rrethit njohës

Nëse doni të jeni më të pasur, ju duhet të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Duke bërë këtë gjë, ju rrisni shanset për tu njohur me njerëz të rinj, që ndajnë të njëjtat vlera dhe ide si ju. Kështu ju rrisni shanset për t’u bërë më të pasur.

Sipas studimit, rreth 68% e njerëzve që janë të pasur, gëzohen kur takojnë njerëz të rinj. Vetëm 11% e tyre që janë më pak të pasur, thonë se duan të takojnë njerëz të rinj. Çelësi është përshtypja e parë. Shumë njerëz të pasur janë të sigurt dhe e dinë çfarë duan, ndaj përshtypjet e tyre të para janë gjithmonë të mira, shkruan Dritare.net.

Fajësoni fatin

Kur bëhet fjalë për diçka të thjeshtë si zgjedhja e ngjyrës së bluzës suaj, ju mund të besoni në fat. Por, kur vjen puna te paraja dhe e ardhmja juaj, fati nuk ka të bëjë fare me të. Njerëzit e pasur besojnë se rruga e tyre drejt suksesit nxitet nga pasioni dhe qëllimet e tyre. Për fat të keq, ata që janë më pak të pasur tentojnë të fajësojnë fatin për fatkeqësitë e tyre. Hulumtimet tregojnë se rreth 90%,  e atyre më pak të pasur e bëjnë këtë. Pra, në vend që të përpiqen të punojnë, ata i drejtohen psikologjisë dhe biletave të lotarisë për të provuar dhe përmirësuar mirëqenien e tyre.

Bëni një punë që ju e urreni

Nëse ju e doni punën tuaj, shanset janë që të krijoni një produkt final të shkëlqyer. Kërkimet tregojnë se 85% e njerëzve që e duan punën e tyre, janë të suksesshëm financiarisht. Ata që janë më pak të pasur priren të ankohen vazhdimisht për punën e tyre. Kjo gjë shkatërron moralin e tyre dhe produktiviteti në punë bie. Nëse ju jeni të palumtur me punën tuaj, mos u qani, gjeni diçka që ju pëlqen, informon Dritare.net.

Injoroni shëndetin tuaj

E keni vënë re që njerëzit e pasur, priren të jenë shumë të shëndetshëm? Kjo sepse i përkushtohen shumë shëndetit të tyre. Rreth 76% e njerëzve të pasur, bëjnë stërvitje të paktën katër herë në jave dhe kanë një dietë të balancuar. Duke bërë këtë gjë, ata eliminojnë zakonet e këqija. Dhe duke i shmangur ato, vjen rezultati pozitiv. Fatkeqësisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shumicën e njerëzve më pak të pasur. Vetëm rreth 13% e njerëzve më të ardhura të ulëta kanë një lidhje pozitive mes suksesit dhe shëndetit të mirë.

Nuk rrezikoni

Në industrinë e financës, marrja e risqeve është një pjesë e pandarë e përditshmërisë. Në shumicën e rasteve, risqet e larta sjellin edhe fitime të mëdha. Nuk funksionon gjithmonë, por nëse ju nuk rrezikoni, nuk do t’ia dilni mbanë. Kërkuesit bënë një eksperiment për të provuar këtë teori në njerëzit e pasur dhe në ata më pak të pasur. Rezultatet treguan se vetëm 6% e njerëzve më pak të pasur ndërmorën risqe financiare dhe 50% e të pasurve e bënë këtë gjë. Grupi i të pasurve thanë se të paktën njëherë kanë përjetuar dështim prej këtyre risqeve. Por, në vend që të mundoheshin të rregullonin atë risk që morën, ata kaluan në një tjetër, thotë Dritare.net.

Nuk lexoni

Kur njerëzit kanë nevojë për përgjigje mbi zhvillimin e vetes, ata nuk i drejtohen më librave. Ato janë zëvendësuar me internetin ose televizorin. Por, të lexuarit një libër bën që ju të mendoni. Ju lejon të vendosni gjërat në perspektiva të ndryshme, pa pasur dikë që ju jep një opinion të vetin, e të ndikojë në tuajin.

Flini shumë në mëngjes

Për njerëzit e pasur dita nis herët në mëngjes. Ata e dinë se kanë vetëm 24 orë në ditë, ndaj i duhet t’i planifikojnë mirë gjërat. Shumë prej tyre kalojnë kohë duke punuar në projekte personale, para se të shkojnë në punë. Ju mund të mendoni se ata nuk bëjnë shumë gjumë, por e keni gabim. Njerëzit e pasur bëjnë gjithmonë 7-8 orë gjumë.

Komunikoni me njerëz negativ

E dini pse njerëzit e pasur janë kaq shumë të suksesshëm? Arsyeja është e thjeshtë, janë të rrethuar nga njerëz si vetja. Nëse rrethoheni nga njerëz toksik, ju nuk do të ndjeheni më të inspiruar për të punuar. Nëse doni të jeni më të pasur, shmangni dhe injoroni njerëzit negativ./a.f./Dritare.net