

Në një intervistë për “Bluetooth” Gigliola foli veçanërisht rreth marrëdhënies me të vjehrrën, Yllkën .Gigliola tha se pavarësisht zënkave të vogla me Amosin, Yllka preferon të mbajë distancë.
“Jo nuk ndërhyn aspak. Vetëm kur vendos ta flas me të dhe të marr ndonjë këshillë nga ajo, gjë që e bëj shpesh.”
Raporti nuse- vjehrrë është mjaft i shëndetshëm midis tyre. Kjo vihet re edhe në komentet e shumta në rrjetet sociale, ku i drejtohen njëra- tjetrës me epitete të veçanta.
“Ne jemi të dyja tipe ledhatare. Epitetet lindën shumë natyrshëm.”
Në një intervistë të dy viteve më parë, Gigliola u shpreh sërish me konsideratat më të larta për Yllkën:
“Përveç faktit që është një aktore e shkëlqyer mund të them që edhe mendjen dhe zemrën i ka të mrekullueshme! Dëgjohemi dhe takohemi shpesh, e dua fort.”/D.M-Dritare.net

















