Një palë syze optike për çdo shenjë horoskopi

Mjeku ju sugjeron të mbani syze optike? Për të rregulluar problemin që keni dhe për t’u dukur bukur njëkohësisht, ja modeli që duhet të zgjidhni.

Dashi. Juve ju duhen syze shumë rezistente. Ato me skelet plastik janë më të përshtatshmet.

Demi. Partizanë të thjeshtësisë, syzet për ju duhet të jenë mbi të gjitha praktike. Zgjidhni një palë me skelet të hollë dhe xhama drejtkëndore.

Binjakët. Me anë të syzeve ju do arrini të shuani edhe kureshtjen e madhe që keni. Ato që ju përshtaten janë syzet me xhama të mëdhenj.

Gaforrja. Juve ju pëlqen eleganca dhe syzet ju duhen të tilla. Zgjidhni një palë me skelet ngjyrë ari.

Luani. Ju doni që me çdo gjë të reflektoni personalitetin e fortë që keni. Më shumë ju përshtatet syzet me skelet plastik dhe me ngjyra.

Virgjëresha. Ju ndiheni të sigurt kur nuk bëni ndryshime të mëdha. Sipas Dritare.net, syzet zgjidhini drejtkëndore me skelet blu, ashtu si kur ishit fëmijë.

LEXO DHE :  Sipas shenjës astrologjike, ja cili personazh i Friends jeni

Peshorja. Ju doni të prezantoheni mirë dhe të përshtateni me kontekstin social kështu që më mirë të zgjidhni syze me skelete që mund të ndryshohen.

Akrepi. Për ju syzet shërbejnë edhe si një mjet joshjeje. Një pale me formë fluture do ju përshtaten më së miri.

Shigjetari. Ju nuk kënaqeni me pak. Një palë syze të sofistikuara me forma të çuditshme? Jo! Juve ju duhen një palë me skelet të zi plastik dhe xhama drejtkëndorë.

Bricjapi. Juve ju përshtaten më shumë syzet retro me personalitetin që keni. Skeletet e trashë dhe modelet si aviator janë fiks për ju.

Ujori. Ju jeni gjithmonë pararendës kështu që syzet që ju duhen momentalisht janë ati me xhama rrethore dhe me skelet me ngjyrat e guaskës së breshkës.

Peshqit. Ju jeni romantikë dhe dashuroni gjërat e thjeshta. Një model syzesh retro me pak ngjyrë do ju përshtaten më së miri. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.