Një markë makine për çdo shenjë astrologjike

Yjet mund t’iu këshillojnë për jetën e përditshme dhe për marrëdhëniet në çift, por ato gjithashtu mund të ndikojnë edhe në zgjedhjen e makinës.

Dashi. Për një person egocentrik si dashi, lënia e përshtypjes është e rëndësishme. Një makinë e fuqishme dhe që jep besim në vetvete do iu përshtatet më së miri atyre. Lloji i duhur? Një Hummer.

Demi. Demat kanë shumë nevojë për qëndrueshmëri, siguri dhe rehati. Për këtë arsye këta persona i kushtojnë më tepër rëndësi performancës sesa pamjes së jashtme. Sipas Dritare.net, një makine Ford Fusion do ishte idealja për ta.

Binjakët. Binjakët janë persona shumë spontane. Ata ndonjëherë i neglizhojnë detajet dhe marrin vendime të pamenduara mirë. Makina ideale për ta është një Chevrolet Corvette.

Gaforrja. Gaforret adhurojnë të jenë gjithë kohës të shoqëruar nga familjaret dhe të afërmit e tyre. Edhe pse ata e vlerësojnë tej mase qëndrueshmërinë, ndonjëherë kanë nevojë për emocione të forta e të veçanta. Audi A4 Avant, mjaft e sigurt dhe me performancë të shkëlqyer është makina e duhur.

Luani. Luanët janë pasionante dhe duan të vihen gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kjo anë e karakterit  i bën që zgjedhjet shpesh t’i bëjnë pa u menduar dhe pa menduar për çmimet. Personalitetit të tyre ju përshtatet më së miri Lamborghini. Me motorin dhe dizajnin elegant kjo makinë ka çdo gjë që luanët duan.

Virgjëresha. Shpirti analitik i bën shpesh virgjëreshat të fiksohen pas detajeve, prandaj jo më kot konsiderohen edhe perfeksionistë. Makina Lexus LS është ajo që përmbush çdo nevojë të tyre.

LEXO DHE :  Pse mishi i pulës është aq i dëmshëm sa mishi i kuq?

Peshorja. Personat e shenjës se Peshores i japin shumë rëndësi ekuilibrit dhe estetikës. Ata janë natyrë e qetë dhe gati të sakrifikojnë për të mirën e grupit. Mini fugoni Chrysler Town & Country, me karriget e lëvizshme dhe me shumë hapësirë është ideali për ta.

Akrepi. Kjo shenje magnetike e adhuron misterin, megjithatë prapa një pamjeje të qetë fshihet një pasion i madh. Makina ideale që i bën ata të plotësuar është Mazda Mazdaspeed3.

Shigjetari. Shigjetaret janë spontanë, origjinalë dhe e marrin jetën si t’iu vijë. Ata janë optimistë që i adhurojnë udhëtimet dhe miqtë kanë një vend të rëndësishëm në jetën e tyre. Makina Saturn Sky është idealja për shkak të shpejtësisë, rehatisë dhe kënaqësisë në përdorim.

Bricjapi. Bricjapët janë mjaft praktikë dhe punëtorë. Ata bëjnë çdo gjë që të munden për t’i arritur objektivat e tyre.  Toyota Tacoma iu përshtatet më së miri.

Ujori. Ujorët janë ekscentrike, nuk dorëzohen dhe gjejnë gjithmonë zgjidhje origjinale për diçka. Makina Smart ForTwo është një zgjedhje ideale dhe origjinale për ta. Ajo është e vogël, e manovrueshme dhe me një dizajn unik.

Peshqit. Peshqit janë mjaft ëndërrimtare, duan të bëjnë gjëra të veçanta dhe nuk e duan rutinën. Makina Chevrolet Volt është perfektja për ta. Ajo është hibride dhe mbron mjedisin. /A.S-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.