
‘Një jetë është pak me ty’, ja dedikimi i ëmbël i Gencit për Eni Koçin!
Dritare.net

Ata tashmë po i gëzohen fejesës së tyre, dhe Genci, si një djalë romantik që është, nuk kursehet me fjalët e bukura për Enin.
Përmes një postimi në Instagram, ai, para gjithë botës, i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla, që çdo vajzë do të donte t’i dëgjonte nga i dashuri i saj.
"Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjese të jetës ku është vërtetë errët. Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfra të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty”, shkruan Genci.
Mesa duket edhe vetë Eni është mahnitur nga dedikimi saqë vetëm i është përgjigjur me një: “Awwww” shoqëruar me ikona që shprehin dashuri./E.B-dritare.net

















