Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një grusht studentësh nxorrën në shesh 250 mijë protestues në Çeki kundër kryeministrit

Një grusht studentësh nxorrën në shesh 250 mijë

Kryeministri Andrej Babis në Republikën Çeke është duke u përballur me presione të mëdha, para se të mërkurën kuvendi të votojë një mocion besimi për qeverinë e tij.

Gjithçka nisi të dielën në Pragë kur një grup studentësh bënë thirrje që kryeministri të dorëhiqej, por gjëja u bë e “pakontrolluar” kur në shesh dolën rreth 250 000 protestues çekë.

wp-image-575752" src="https://dritare.net/wp-content/uploads/2019/06/20-22.jpg" alt="" width="554" height="310" />

Nga ana tjetër një peticion online që kërkon rrëzimin e qeverisë ka arritur në 400 000 nënshkrime deri më tani.

Babis po hetohet për korrupsion, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e abuzimit me 2 milionë euro subvencione të BE, rreth 10 vite më parë.

Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa protesta e fundit konsiderohet si më e madhja në vend pas rënies së komunizmit 30 vite më parë./ I.M-Dritare.net