Nishani: Situata politike është kritike, përgjegjëse të gjitha palët

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News, se situata aktuale është tejet shqetësuese. Sipas tij, nëse nuk adresohet do të degradojë më tej.
“Situata është kritike pasi sot opozita në Shqipëri ka zyrtarizuar mos pjesëmarrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. Janë tejkaluar afatet e regjistrimit dhe kjo krijon komplikacion të madh për legjitimitetin e vijimësisë së institucioneve pas 18 qershorit. Pa dyshim që përgjegjësia është tek të gjitha palët. Çdo palë duhet të marrë përsipër përgjegjësitë që i jep Kushtetuta dhe sistemi politik. Unë shpesh herë kam adresuar shqetësimin tim që në procese madhore, të cilat kanë impakt për vendin në perspektivë afatmesme dhe afatgjatë, opozita pavarësisht cila forcë politike apo cili krah politik është në opozitë në një moment të caktuar, nuk mund të përjashtohet. Opozita përkundrazi duhet të jetë në pikëpamje cilësore e përfshirë. Unë nuk do komentoj sa e drejtë apo e padrejtë është qëndrimi i opozitës apo reflektimi dhe përgjigja e qeverisë. Unë them se jemi në një situatë serioze, nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet trajtuar sa më parë që të jetë e mundur sepse çdo kohë e cila kalon, nuk riparohet në kontekstin e kohës fizike, në mënyrë që të adresohen pastaj hapat institucional dhe hapat politik”, tha Nishani.

LEXO DHE :  Tragjedi në Gramsh/ Rrëzohet makina, 2 të vdekur 8 të plagosur

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.