Nis rindërtimi i shtëpisë së adoptuar nga Rita Ora, Veliaj: Shtëpia e re, gati për Vitin e Ri
Dritare.net
“Rita më tha se ndoshta nuk i ndihmoj dot të gjithë, por një shtëpi do ta bëj. Je e sigurt? - i thashë? Po, - tha - patjetër, do ta bëjmë një shtëpi sepse duke dhënë shembullin personal frymëzon edhe të tjerët, që secili të ndërtojë një shtëpi. E kemi një shtëpi, - i thashë, - në fshatin Pinar, e cila realisht është një shtëpi e këputur. Ajo e pa dhe në darkë më tha: Atë shtëpi do bëj! Ndaj, kemi kontraktuar firmën dhe do fillojmë që sot me prishjen. Rita kishte merak se donte që shtëpia të bëhej gati për Vitin e Ri, ndaj që të bëhet gati më kohë, duhet ta prishim që sot këtë të vjetrën, çfarë ka ngelur prej saj, dhe të nisim punën për shtëpinë e re”, tha Veliaj.
Ai i bëri thirrje edhe të gjithë komunitetit të biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord. “Ne themi: “Shteti, Shteti”, por shteti nuk i bën dot të gjitha. E tha edhe kryeministri, do bëjmë maksimumin, por të gjithë duhet të japim një dorë, edhe bizneset, edhe këngëtarët, edhe njerëzit që i kanë mundësitë. M’u bë zemra mal, kur Rita më tha se do e marr unë këtë shtëpinë”, deklaroi Veliaj.
E zonja e shtëpisë falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren Rita Ora, e cila u sensibilizua dhe vendosi që të sponsorizojë rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti./ I.M-Dritare.net