Zjarri te pallati i kompleksit Arlis, 30 apartamente të djegura!
E Mërkurë 15 Prill 2026, 08:08
Dritare.net

30 apartamente të një pallati janë djegur si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në katin e parë të një biznesi në një pallat pranë Farmacisë nr.10 në Tiranë. Disa prej tyre u dogjën plotësisht. Flakët u përhapën shumë shpejt, duke i zënë banorët të papërgatitur. Dyshohet se zjarri mund të ketë nisur nga disa mbeturina jashtë ndërtesës. Shkaku i saktë ende nuk është përcaktuar.
Veshja e jashtme e fasadës është shkrumbuar totalisht. Situata tani është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje.
Si pasojë, 11 banorë morën trajtim në spital për djegie të lehta dhe asfiksi, ndërsa një grua u lëndua më rëndë. Për evakuimin u përdorën autoshkallë, ndihma nga zjarrfikës të zonave përreth dhe dy helikopterë.