Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohet laboratori i ekstazisë në Tiranë! Xhaxha e nip përfundojnë në pranga!

Zbulohet laboratori i ekstazisë në Tiranë! Xhaxha e nip

Dy persona në Tiranë kanë përfunduar në pranga për prodhim dhe shitje të ekstazisë. Në banesën e personave me inciale Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, policia gjeti një lloj laboratori që shërbente për ta kthyer produktin në tableta që më pas shiteshin në lokalet e natës të kryeqytetit. Ata kanë lidhje farefisnore xhaxha e nip.


“Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.