Dokumentet e reja: Fotoja e princit Andrew me Virginia Giuffre është e vërtetë!
Dritare.net

Një email i publikuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë duket se konfirmon se fotografia ku ish-Princi Andrew shfaqet me krahun rreth belit të Virginia Giuffre është autentike. Në dokumentet e reja përfshihet një mesazh i vitit 2015, që dyshohet të jetë dërguar nga Ghislaine Maxwell drejtuar Jeffrey Epstein, ku përmendet realizimi i fotos në Londër.
Andrew ka mohuar vazhdimisht akuzat e Giuffre për abuzim seksual kur ajo ishte e mitur dhe më herët ka vënë në dyshim vërtetësinë e fotos. Familja e Giuffre e cilësoi publikimin e emailit si një “moment shfajësimi”, duke theksuar se ajo kishte thënë të vërtetën. Andrew i ka mohuar të gjitha pretendimet, megjithëse në vitin 2022 arriti një marrëveshje jashtëgjyqësore me Giuffre pa pranuar fajësi./K.C/dritare.net