Tërhiqet qeveria britanike. Do publikohen dokumentet për Mandelson
Dritare.net

Qeveria britanilr miratoi sot publikimin e dokumenteve për emërimin e Lord Mandelson si ambasador në SHBA, pas presionit të deputetëve të Laburistëve.
Plani për të publikuar dokumentet mbi emërimin e Lord Mandelson si ambasador i SHBA është miratuar, pasi zemërimi i disa deputetëve të Laburistëve detyroi qeverinë të tërhiqej nga pozicioni i saj fillestar.
Gjatë seancës së pyetjeve të Kryeministrit, Keir Starmer deklaroi se qeveria do të publikojë të gjitha materialet lidhur me emërimin e vitit 2024, përjashtuar ato që lidhen me sigurinë kombëtare dhe “marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Megjithatë, pas presionit nga konservatorët dhe disa deputetë laburistë, qeveria njoftoi se dokumentet e ndjeshme do t’i referohen një komisioni parlamentar, në vend që të jenë automatikisht të përjashtuara.
Ndërkohë, pas ndryshimit të planit, Policia Metropolitane bëri me dije se ka kërkuar nga qeveria “mos të publikojë disa dokumente në këtë moment”.
Disa deputetë tashmë po pyesin nëse autoriteti i Keir Starmer është dëmtuar përfundimisht.
Në një zhvillim tjetër, janë publikuar edhe më shumë emaile midis Mandelson dhe Epstein, duke përfshirë një mesazh mes tyre mbi striptizet në ditën kur Epstein u lirua nga burgu në 2009; një shaka mbi “mungesën e aktivitetit seksual” të Mandelson; një kërkesë nga Epstein për të lobuar qeverinë amerikane; dhe një sërë mesazhesh të tjera që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e tyre./K.C/dritare.net