Na ndiqni edhe në

Sport

Për herë të parë në histori, një shqiptar në mesin e 5 sulmuesve më të mirë evropianë për Këpucën e Artë

Për herë të parë në histori, një shqiptar në

Gara për Këpucën e Artë evropiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Harry Kane dhe Kylian Mbappé që qëndrojnë krah për krah në krye të renditjes. Sulmuesi anglez i Bayern Munich dhe ylli francez i Real Madridit udhëheqin me nga 44 pikë, pas 22 golave të shënuar secili në kampionatet respektive.

Në vendin e tretë ndodhet Erling Haaland me 40 pikë, duke mbajtur të hapur garën për podiumin, ndërsa në top-5 bie në sy prezenca e Vedat Muriqit, sulmuesi i Mallorca-s.

Nga Serie A, vëmendja bie te Lautaro Martinez, i cili me golat e fundit ka bërë një avancim të rëndësishëm. Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Interit renditet aktualisht i 13-ti me 13 gola dhe 26 pikë, duke hyrë fuqishëm në radarët e top-5.

Sistemi i pikëzimit për Këpucën e Artë bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA për secilin kampionat. Golat në pesë ligat kryesore europiane (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë) vlejnë 2 pikë, ndërsa golat në ligat nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Ligat e tjera kanë koeficient 1.

Top-5 aktuale e Këpucës së Artë:

Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 44 pikë
Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë
Igor Thiago (Brentford) – 32 pikë./K.C/dritare.net