Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina: Jam shumë e trazuar!

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina: Jam shumë e trazuar!

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, Stelina foli për herë të parë ku zbuloi më shumë për raportin e saj me Keijsin. Teksa është pyetur nëse ende ka ndjenja për Keijsin, Stelina është përgjigjur se “ende është shumë e trazuar.”

“Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja kam ndjenja, nuk e di jam shumë e trazuar, nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin. Më duket historia e Inës dhe Keijsit përsëritje e historisë sime me Keijsin.. një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua. Keijsi mendon se unë e kam sharë. Keijsi e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është”.

Sa i përket mundësisë për një ribashkim me Kejsin, Stelina u shpreh se pas gjithë këtyre situatave të ndodhura nuk do të ketë një gjë të tillë.

“Patjetër që jo. Unë nuk do ta bej asnjëherë rolin e të tretës, se kam bërë ndonjëherë dhe s’do e bëj, kështu që patjetër tërhiqem”./K.C/dritare.net