Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detaje tronditëse nga dosja Epstein! Mirela Jorgo: Ata i merrnin bebet dhe i…

Detaje tronditëse nga dosja Epstein! Mirela Jorgo: Ata i merrnin bebet dhe

Mirela Jorgo e ftuar në “Intervista e Ditës” në Dritare TV, ka komentuar dosjen e Jeffrey Epstein, të cilën e cilëson si një nga skandalet më të rënda globale, që sipas saj trondit themelet e politikës ndërkombëtare dhe ekspozon anën e errët të elitave botërore.

Jorgo u shpreh se kjo çështje nuk mund të konsiderohet thjesht një skandal, por një “tërmet i fuqishëm”, pasi nxjerr në pah mekanizma shantazhi dhe ndikimi që, sipas saj, kanë diktuar politika dhe vendimmarrje në nivel global.

Ajo tha se në materialet e dosjes përmenden rite satanike, ku bëheshin kurban fëmijë, jo vetëm të mitur, por edhe fëmijë shumë të vegjël, të rrëmbyer të përdorur si pjesë e këtyre riteve të errëta.

Ajo ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e demokracive perëndimore, duke theksuar se publikimi i këtyre materialeve vë në dyshim mënyrën se si janë përzgjedhur dhe mbajtur në pushtet figura të rëndësishme politike. Sipas Jorgos, Epstein ka qenë një hallkë e një sistemi më të gjerë dhe moszbardhja e plotë e dosjes i shërben elitës.

Në intervistë, Jorgo foli edhe për ndikimin e këtyre zhvillimeve në perceptimin e vlerave perëndimore, si dhe për pasojat që, sipas saj, kjo çështje mund të ketë në politikën ndërkombëtare dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

Duke e lidhur çështjen me realitetin shqiptar, Jorgo ngriti dyshime se edhe në Shqipëri mund të kenë ekzistuar apo të ekzistojnë materiale komprometuese për figura të politikës dhe biznesit.

Ajo përmendi si shembull aludimet publike për ngjarje të vitit 2017 në Sarandë, ku në opinionin publik është folur për video dhe materiale komprometuese, të cilat më pas u zhdukën pa u zbardhur.

Ajo tha se pas viteve ’90, shoqëritë ish-komuniste besuan tek modeli perëndimor, por sot, sipas saj, po përballen me një realitet krejt tjetër:

krizë vlerash,

dobësim të institucioneve,

dhe humbje të sigurisë shoqërore.

Në fund, Mirela Jorgo u shpreh skeptike nëse çështja Epstein do të zbardhet plotësisht, duke theksuar se përfituesit kryesorë nga heshtja janë vetë elitat.