Spiropali, takim me dyer të mbyllura me zyrtaren e lartë amerikane!
Dritare.net
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publike axhendën ditore për datën 6 shkurt 2026. Bëhet e ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali së bashku me nënpresidentin JD Vance, në një udhëtim që zhvillohet nga 4 deri më 7 shkurt 2026.
Ndërkohë sipas dokumentit zyrtar, Nënsekretarja për Çështje Politike, Allison M. Hooker, është takuar në orën 08:30 në Departamentin e Shtetit me kryediplomaten shqiptare Elisa Spiropali . Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura për median.
Axhenda publike përfshin edhe takime të tjera diplomatike, mes tyre takimin e Zëvendëssekretarit Christopher Landau me anëtaren e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željka Cvijanović, si dhe angazhime të tjera të drejtuesve të diplomacisë amerikane në Uashington dhe jashtë vendit.
