Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhen 10 emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese

Zbardhen 10 emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese

Procesi përplotësues për vakancat në Gjykatën Kushtetuese ka hyrë në një fazë të re, pasi pranë Institucionit të Presidentit janë zyrtarizuar dhjetë emrat e kandidatëve që kanë paraqitur aplikimet e tyre.

Sipas të dhënave të bëra publike, garës për një vend në Kushtetuese i janë bashkuar:

Alaudin Malaj
Alban Toro
Alma Faskaj Vokopolaj
Arta Vorpsi
Brunilda Bara
Genci Gjionçaj
Jordan Daci
Lulzim Hamitaj
Naureda Llagami
Roland Ilia
Kandidatët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit, përfshirë kontrollin e pastërtisë së figurës, vlerësimin profesional dhe atë etik, sipas kritereve të përcaktuara nga ligji./K.C/dritare.net