Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vranësira dhe orë me diell parashikimi i motit për ditën e sotme!

Vranësira dhe orë me diell parashikimi i motit për ditën e

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash të mesme e të larta të përqendruara në relievet malore në veri e lindje të territorit.

Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht në formë pikash, megjithatë në relievet e larta malore nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë./E.P-dritare.net