
Vlorë/ Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë!
E Hënë 30 Qershor 2025, 21:09
Dritare.net
Një zjarr ka rënë në Jalli të Nartës, pranë fushës së mbetjeve. Në vendgjarje mësohet se kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse.
Nga burimet përcaktohet që nuk është fusha e mbetjeve, por vendgrumbullimi i inerteve ku hidhen dhe goma makine.
Nga informacionet paraprake janë materiale plastike të cilat dyshohet se i hedhin persona të ndryshëm nga vendet përreth.

















