Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë, reagon Presidenca
E Martë 6 Janar 2026, 12:12
Dritare.net

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit pritet të nënshtrojë një hetim për pasurinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga Presidenca është bërë e ditur se nuk kanë informacione për një verifikim të tillë, ndërsa këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, tha se presidentja mirëpret çdo verifikim nga institucionet përkatëse që bëhet në përputhje me ligjin dhe fakte të vërteta.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë çështje, duke mos e konfirmuar ose mohuar një procedurë të mundshme ndaj presidentes Osmani./L.F-dritare.net