Vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa
E Enjte 19 Mars 2026, 21:09
Dritare.net

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të plota lidhur me 4000 bimët kanabis të kultivuara në ambiente të mbyllura me anë të llambave, në bodrumin e magazinës së tij.
Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty./K.C/dritare.net
