Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja
E Enjte 19 Mars 2026, 11:11
Dritare.net

Gazetari dhe analisti i njohur, Namir Lapardhaja, është ndarë papritur nga jeta.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak në gjumë.
I njohur për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh kritike mbi zhvillimet politike në vend, Lapardhaja ishte një zë i rëndësishëm në hapësirën publike, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në median dhe opinionin publik.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta, ku kolegë, miq dhe qytetarë kanë vlerësuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij ndër vite.
Dritare TV u shpreh ngushëllimet familjes./L.F-dritare.net