Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja kur falet Fitër Bajramit nesër në Sheshi Skënderbej!

Ja kur falet Fitër Bajramit nesër në Sheshi Skënderbej!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht besimtarët myslimanë për organizimin e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Sheshi Skënderbej, duke mbledhur mijëra qytetarë në një nga hapësirat kryesore të kryeqytetit.

Sipas programit të publikuar, aktiviteti nis në orën 06:00 me hapjen zyrtare, e ndjekur nga leximi i Kur’anit nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, Elton Karaj. Më pas, pjesëmarrësit do të përshëndeten nga Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, ndërsa një ligjëratë fetare do të mbahet nga Nënkryetari, Lauren Luli.

Falja e namazit të Fitër Bajramit është parashikuar të kryhet në orën 06:30, e udhëhequr nga vetë Kryetari i KMSH-së, ndërsa hutbeja e Bajramit do të mbahet nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Organizatorët kanë bërë thirrje që besimtarët të pajisen me sixhade personale për të siguruar komoditet gjatë ceremonisë. Në përmbyllje të njoftimit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka uruar të gjithë besimtarët për Fitër Bajramin, duke lutur që agjërimi, adhurimet dhe lutjet e muajit të Ramazanit të jenë pranuar./L.F-dritare.net