Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veshjet tradicionale dhe historia e Shqipërisë! Tregim nga gazetari britanik!

Veshjet tradicionale dhe historia e Shqipërisë! Tregim nga gazetari

Nga Robert Hackman

Tradita, një rikonstruksion magjepsës i Hanit të Vjetër që mirëpriste udhëtarët, shekuj më parë. Gjithmonë zgjedh të qëndroj këtu, edhe nëse është vetëm për një natë. Kujdesi për detajet është i jashtëzakonshëm dhe të duket sikur po kthehesh pas në kohë.

Së pari dua t’ju prezantoj këtë kostum që vjen nga Hasi, në veri të Shqipërisë. Hasi është i ndarë në dy pjesë; njëra pjesë është në Kosovë dhe pjesa tjetër shumë afër me Kukësin. Ky kostum është unik në Evropë, është asimetrik.

-Ky dizajn është ndryshe nga ky tjetri. Ky është ndryshe nga ai tjetri dhe ai ndryshe nga tjetri. Shumica e kulturave kanë veshje simetrike. Kur krijojnë diçka e bëjnë të njëjtë në të dyja anët, por jo këtë herë. Më kujtohet që më ke thënë vite më parë se i vetmi vend tjetër ku ke parë veshje asimetrike është në Amerikën e Jugut.
Po, edhe në Shqipëri ekziston. Është interesante dhe shumë, shumë unike.

Veshjet tradicionale dhe historia e Shqipërisë! Tregim nga gazetari

Është me rëndësi të prezantohet dhe të ruhet, sepse në kohët moderne është më e vështirë t’i ruash këto veshje tradicionale. Po, është më e vështirë. Kjo është e vërtetë.

Pastaj kemi këtë veshje që vjen nga njerëzit katolikë të Krujës. Ishim para disa ditësh në Krujë. Kjo është veshja tradicionale e Krujës. Katolike, sepse Kruja është e përzier mes myslimanëve dhe katolikëve. Kjo këtu vjen nga Zadrima.

Ne kaluam përmes fushave të Zadrimës kur po shkonim në Shkodër. Pra, kjo është Zadrima. Dhe akoma sot sheh gra që veshin rroba tradicionale.

Po. Dhe kjo është nga veriu. Në veri ne e quajmë "xhubleta". Tani është e mbrojtur nga UNESCO. Nuk është thjesht veshja, por mënyra e krijimit të saj, stili, që e bën të veçantë.

Xhubleta është fundi?

Xhubleta është e gjithë veshja, me të gjitha pjesët. Peshon 12 kilogramë. Është shumë e rëndë. Një gruaje i duhet një vit që ta qepur xhubletën.

Ditën e martesës, vajzat që martohen duhet të kenë shtatë xhubleta. Pra për gjithë jetën e tyre. Dikur ishte shumë e kushtueshme për t’u bërë.

Po, e vërtetë. Kur vajza është ende beqare, ajo vesh xhubletën e vajzave. Është bardh e zi. Bardh e zi tregon që ajo nuk është e fejuar ende. Ndërsa kjo tregon që është e fejuar. Kjo grua është gati për t’u martuar. Nëse sheh dizajnet, janë shumë interesante. Nuk është një veshje e thjeshtë. Ka shumë, shumë elementë. Po. Kemi humbur këtë traditë në veshjet tona sot. Por këto veshje tregojnë një histori: kush është personi, nga vjen. Siç po flisnim për qeleshet në Krujë, që sot tregojnë nga jam: nga kjo zonë, nga ky vend. Është identitet.

Dhe pastaj është kjo, xhubleta e martesës që vishet natën e martesës. Ah ky është fustani i nusërisë. Kjo është veshja e nusërisë. Është me ngjyrat e flamurit shqiptar. Dizajni është i pazakontë. Por kur e lëviz xhubletën, në të njëjtën kohë lëviz edhe këmba. Kështu që këmba lëviz në një drejtim dhe xhubleta në tjetrin. Lëvizja është shumë e bukur. Kur rrotullohesh, ajo hapet poshtë. Kështu që është e krijuar për të të bërë të dukesh bukur. Dhe pas një viti, gruaja duhet ta ndërrojë këtë veshje sepse kjo tregon që gruaja është e martuar prej një viti.

Kjo grua është e mbrojtur nga "syri i keq" apo jo?

Po. Ajo mbrohet nga syri i keq kur e mban këtë në kokë. Dhe pas një viti, nuk ka më nevojë për mbrojtje. Sepse ajo tashmë ka fëmijë dhe duhet të mbrojë fëmijën. Ah, e kuptova. Pra, fëmija tani ka nevojë për mbrojtje. Po. Është shumë interesante. Këto ngjyra u vendosën sepse kur vdiq Gjergj Kastrioti xhubleta u bë e zezë. Më përpara kishte katër ngjyra. Pastaj ngjyrat humbën. Vetëm në këtë pjesën e barkut, te foshnja, xhubleta i ruajti ngjyrat për të mbrojtur fëmijën dhe për t’i dhënë energji të mirë. Sepse gjithmonë në Malësi kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Sepse jeta në mal ishte e vështirë në atë kohë.

Nëse sheh pjesën qendrore, ka të njëjtat dizajne si këto. Kjo është hëna dhe kjo tjetra ylli. Normalisht, nëse i bashkon qiellin dhe hënën del fjala "Helen". Helen do të thotë hënë dhe yll. Sepse njerëzit e besonin këtë. Kjo 4 ose 5 mijë vjet më parë, jo sot, jo në kohën e krishterimit.

Ende sot, në gjuhën shqipe, fjala hënë është “hënë” dhe yll, po “yll”. Po sepse nëpër male, njerëzit ende besojnë te hëna.


Po. Dhe dielli gjithashtu është shumë i rëndësishëm. Kështu që kur sheh në Shqipëri hënën dhe yllin, nuk është diçka islame, është shumë më e vjetër. Jo, sepse islami është vetëm 1,000-vjeçar. Kjo është shumë më e vjetër.

Xhubleta është 4,600-vjeçare. Është një kostum shumë i lashtë që ende sot e veshin disa njerëz. Ne e veshim sot më shumë në festa, në dasma. Është një veshje shumë e rëndësishme sepse etnografia e shqiptarëve në kohën moderne është bërë vërtet e pasur. Kjo është krenari jo vetëm për shqiptarët, për Ballkanin, por edhe për Evropën. Absolutisht.

Kur zhytesh në historinë e lashtë të Shqipërisë vështron të kaluarën tonë. Edhe nëse nuk je shqiptar, po shikon në të kaluarën tënde të largët që është shumë e vështirë për t'u gjetur në kultura të tjera.

Veshjet tradicionale dhe historia e Shqipërisë! Tregim nga gazetari

Po, kjo është e vërtetë. Ne e kemi më shumë nëpër duar sot. Nuk është e plotë, por prapë ka pjesë të saj. Kjo më duket interesante për historinë e lashtë të Shqipërisë.

Ky është kostum katolik i qytetit të Shkodrës. Është i mrekullueshëm. Puna e bërë me të, është e mahnitshme. Është i bukur dhe modern.

Edhe ky kostum është nga katolikët e Shkodrës. Katolikët gjithashtu i ruajnë dizajnet e jashtme, sepse mund të shihni gjarpërinjtë në veshje.

Kur flasim për katolikët në veri të Shqipërisë, në të vërtetë po flasim për të krishterët e parë. Kur krishterimi u përhap në Evropë dhe ky është një nga vendet e para në Evropë ku u përhap. Po sepse kur thua Shën Pal, nënkupton “I pari!” Sepse ai kaloi i pari në këto anë.

Nuk kishte të bënte shumë me emrin, por me kuptimin e tij. Sepse Pal do të thotë, i parë.

Pra, kur e shohim këtë, themi se ky është katolik, një copë e Shkodrës nga katolikët. Tani po shohim diçka që ka një histori 2,000-vjeçare. Po, kjo është e vërtetë. Është e përzier me Hyjnorët sepse thamë se nuk jemi paganë. Thamë se jemi hyjnorë. Hyjnor do të thotë se ne vijmë nga shumë larg, nga qielli. Pra, si nga parajsa. Ne nuk jemi paganë. Paganët janë diçka tjetër dhe hyjnorët janë diçka tjetër. Pra, nëse thua kush është “hy”, do të thotë “yll”. Ne vijmë nga qielli. Por kjo është interesante. Shumë thonë që hyjnorët dhe krishterimi janë të përzier.

A është kjo arsyeja pse ata u konvertuan kaq lehtë në të krishterë? Jo të gjithë. Njerëzit e maleve e respektojnë krishterimin, por besojnë si më parë, ata besojnë te ylli, hëna, dielli dhe energjia e maleve.

Pavarësisht se sa shumë u përpoqën priftërinjtë katolikë ta çrrënjosnin këtë nga malësorët e Shqipërisë, ata refuzuan. Gjithmonë vinte kjo e para dhe pastaj katolicizmi, apo jo?

Gjithmonë ka qenë kështu dhe vazhdon ende sot. Është sikur thonë që kjo është feja jonë e parë dhe e dyta është katolicizmi. Por ata e marrin shumë seriozisht edhe katolicizmin. Ata përpiqen shumë herë të ecin përpara, të mos mbahen te e kaluara e tyre e lashtë, por ajo është këtu ende sot. Më duket e mrekullueshme. Është e vërtetë. Do t'ju tregoj më vonë Gjëmën e Burrave. Kjo vjen nga 7 ose 8,000 vjet më parë. Pra, Aleksandri u shoqërua me këto lloj këngë burrash. Pra, ne i mbajmë gjërat nga 7 ose 8,000 vjet më parë, më shumë sot.

Këto janë gjërat që i tërheqin njerëzit sapo fillojnë të interesohen për historinë dhe kulturën e Shqipërisë. Kjo më ndodhi edhe mua dhe pastaj fillon të mësosh të gjitha gjërat. Por ka pasur shumë evropianë që dinë më shumë se unë dhe shumë kohë para meje saqë sheh ngjashmëri, si Edith Durham dhe Robert Elsie. Pa dyshim që Elsie ka folur me ty dhe ka marrë shumë gjëra nga ti.

Do të të tregoj edhe diçka tjetër. Edith Durham kishte veshje të ngjashme si kjo këtu.
Këtë mbante veshur kur udhëtonte, apo jo?
Po. Sepse me këtë veshje je i mbrojtur nga shiu. Dhe njëkohësisht, me këto dizajne, je i mbrojtur edhe nga syri i keq, apo jo? Sepse gratë e bukura, gjithmonë kanë diçka ndryshe nga burrat dhe duhen mbrojtur. Sepse ndonjëherë gratë janë shtatzëna dhe duhen mbrojtur, sidomos në male. Edhe në qytet, gratë përdornin mbrojtëse të ndryshme. Varet se ku shkonin.

Po. Sidomos në këtë periudhë, kur gratë janë shtatzëna, duhen mbrojtur dyfish.
Po, saktë. Ato vishnin rroba të ndryshme. Veshja ndryshonte sipas mënyrës si ndryshonte trupi i tyre.
Kam disa nuska të bukura këtu, por është pak e vështirë t’i gjej tani.

Nuk ka problem.

Edhe këto veshje këtu janë shumë të bukura. Këto veshje kanë dizajne pagane. Por emri i fshatit është i krishterë, sepse zona quhet Shën Mëri, por njerëzit janë myslimanë.
Në Shqipëri ndodhin këto gjëra. Gjen shumë familje këtu që janë si të krishtera, ashtu edhe myslimane dhe nuk ka asnjë problem midis tyre. Nuk shohin ndonjë dallim. Shkojmë shumë mirë bashkë.


Kjo është një nga gjërat që ne dhe pjesa tjetër e Evropës duhet ta mësojmë. Njerëzit këtu, qofshin të krishterë apo myslimanë, janë vëllezër e motra.
Gruaja ime është myslimane.
Dhe ti je katolik?
Po, katolik nga malësia. Nuk jemi katolikë si romakët. Ne jemi 70% njerëz të maleve që besojnë te hëna dhe 30% që besojnë te katolicizmi.
Po. Sepse është e përzier.
Kjo është nga Peja, një dizajn i përzier, shumë i bukur.

Peja është në Kosovë. Nuk e kam vetëm për Kosovën, por dardanët. Sepse dardanët janë shqiptarët e pastër të Kosovës. Dardanët ishin një fis i lashtë.
Po. Në historinë e lashtë, dardanët ishin shumë të fortë. Ilirët dhe dardanët ishin vëllezër. Pra, maqedonasit më përpara, Kosova, Mali i Zi, gjithë kjo zonë ishte Dardani.

Ky është një koleksion i mrekullueshëm. Kur të vish në këtë hotel, kjo është e hapur gjatë ditës që ta vizitoni. Është spektakolare./dritare.net