Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetarët në Shqipëri: Më shumë frikë nga rritja e çmimeve sesa nga lufta

Qytetarët në Shqipëri: Më shumë frikë nga rritja e

Ndërsa tensionet dhe konfliktet në botë vijojnë të dominojnë titujt ndërkombëtarë, në Shqipëri shqetësimi kryesor i qytetarëve mbetet krejt tjetër: rritja e çmimeve.

Gjatë një sondazhi në terren, ne pyetëm qytetarët nëse ndihen të frikësuar nga mundësia e një përshkallëzimi të luftës në rajon apo më gjerë. Pjesa më e madhe e tyre u shprehën se nuk kanë frikë nga lufta dhe nuk e shohin atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e përditshme.

Qytetarët në Shqipëri: Më shumë frikë nga rritja e

“Lufta është larg nesh, nuk besoj se do të ndikojë drejtpërdrejt këtu,” u shpreh një qytetar. Të tjerë theksuan se situata ndërkombëtare ka qenë gjithmonë e tensionuar, por Shqipëria nuk është e përfshirë drejtpërdrejt.

Megjithatë, krejt ndryshe paraqitet situata kur bëhet fjalë për çmimet. Në çdo bisedë vihet re një shqetësim i theksuar për rritjen e kostos së jetesës.

Qytetarët në Shqipëri: Më shumë frikë nga rritja e

Një ndër shqetësimet më të mëdha mbetet çmimi i naftës.

Qytetarët në Shqipëri: Më shumë frikë nga rritja e

Ekspertët e ekonomisë theksojnë se pasiguria globale shpesh reflektohet në tregjet e energjisë dhe të produkteve bazë, por për qytetarët shqiptarë realiteti matet me faturat mujore dhe çmimet në raftet e dyqaneve.

Qytetarët në Shqipëri: Më shumë frikë nga rritja e

Në përfundim, ndërsa lufta mbetet një shqetësim global, për shumicën e shqiptarëve frika më e madhe lidhet me përballimin e jetesës së përditshme. Rritja e çmimeve, veçanërisht e shportës bazë dhe e naftës, shihet si sfida më e menjëhershme dhe më konkrete për familjet në vend./L.F-dritare.net