Veliaj largohet nga seanca paraprake në GJKKO! Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda!
Dritare.net

Në GJKKO po mbahet seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të personave të tjerë.
Veliaj është larguar nga salla e gjyqit me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues. Avokatja Valentina Teodoresku ka kërkuar shtyrje te seancës pasi nuk ka arritur që të konsultojë me Veliajt të gjitha aktet hetimore. Këtë kërkesë avokatja e argumentoi duke thënë se taksia e priti vetëm 1 orë në qendrën e paraburgimit në Durrës dhe nuk pati më shumë kohë në dispozicion.
Kërkesa nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes Etleva Deda ndërsa Veliaj ka kërkuar përjashtimin e saj pasi sipas tij i mohoi të drejtën të mbrohej efektivisht. Ndërkohë seanca nuk është ndërprerë teksa po vijohet me konkluzionet përfundimtare të palëve të tjera.