Luftonte prej vitesh me kancerin e gjirit, ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi!
Dritare.net

Gazetarja Rezarta Reçi ka ndërruar jetë këtë të diel në moshën 64-vjeçare.
Reçi përballej prej vitesh me kancerin e gjirit, një betejë që e ka ndarë vazhdimisht me publikun dhe thoshte se “do të luftonte gjatë.”
“Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit. Pritja do të bëhet pranë Agjencisë Funerale “Univers”, rruga “Bardhyl”, nga sonte ora 20:30 deri në përcjelljen për në banesën e fundit, nesër, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00, Tiranë. Me respekt, familja Reçi”, shkruhet në njoftimin zyrtar.
Gazetarja e nisi rrugëtimin e saj në radio prej më shumë se 30 vitesh, ndërsa më vonë ka prezantuar emisione të ndryshme dhe ka qenë edhe autore. Vitet e fundit, Rezarta Reçi i ishte përkushtuar edhe shkrimit të librave, ku kishte shkruar “Kolonë Zanore” dhe “Zhbërja”.