Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Domatet 440 lekë/kg! Çfarë thonë qytetarët për DritareTv!

Domatet 440 lekë/kg! Çfarë thonë qytetarët për

Çmimi i domateve në Shqipëri ka arritur nivele rekord në fillim të prillit 2026, duke shkuar nga 350 deri në 440 lekë për kilogram për domatet e zakonshme, ndërsa për domatet qershi deri në 700-800 lekë/kg.

Shiko videon këtu

DritareTV doli në terren dhe pyeti qytetarët, të cilët shprehen të shqetësuar për rritjen e fortë të çmimeve, duke e cilësuar situatën të papërballueshme, veçanërisht për pensionistët.

“Ne jetojmë në Angli dhe Greqi. Këtu është katastrofë. Çmimet janë shumë më të larta dhe rrogat shumë më të ulëta”, shprehet një qytetar, duke krahasuar tregun shqiptar me atë jashtë vendit.

Shumë prej tyre thonë se janë detyruar të ndryshojnë mënyrën e blerjes:

“Do i blejmë më rrallë, një herë në muaj, ose do hamë më pak”, thonë qytetarët.

Ndërsa të tjerë theksojnë se produktet bazë janë bërë luks:

“4 mijë lekë kilogrami i domates, për ne është shumë. Mund ta marrim një herë në muaj”, shprehet një pensionist.

“Çdo gjë është në rritje, por ushqimi ndihet më shumë. Pensionistët janë më të prekurit”, shprehen ata.

Në shumë raste, qytetarët thonë se mbijetojnë falë ndihmës së familjarëve jashtë vendit, ndërsa ata që nuk kanë mbështetje e kanë edhe më të vështirë.

Rritja e çmimeve vijon të rëndojë mbi buxhetin e familjeve shqiptare, ndërsa për shumë qytetarë, sidomos pensionistë, ushqimet bazë po kthehen çdo ditë e më shumë në një luks./E.P-dritare.net