I vetmi në garë! Berisha: Jemi parti e hapur!
Dritare.net

Edhe pse do të jetë i vetëm në garë sipas Berishës, PD është partia më e hapur dhe ndër të paktat parti në Europë dhe botë që e zgjedh kryetarin përmes votës së anëtarësisë.
“PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë. PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush kurrë këtë parti”, tha Berisha.
“A mund të imagjinosh që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Ramës. Apo kandidatë të cilët në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD-së në çdo parti me ndërgjegje politike, këta përjashtohen, për tradhtinë që i kanë bërë partisë së tyre në fushë betejë, në moment beteje", tha Berisha.
Ai hodhi sërish akuza ndaj Salianjit, duke thënë se ai merr udhëzime nga krimi.
"Nuk mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin që merr udhëzimi nga Bistri dhe Agasi, që ne e bënim hero në burg kurse ai shtronte dreka dhe darka me Gjokën dhe Bistrin. Salianji në burg e shiti veten."- thotë Berisha.
Berisha, zgjodhi të mos përmendë me emra as Evi Kokalarin e Alesia Balliun, të cilave nuk iu pranua aplikimi…Por një përgjigje më konkrete e kishte për dyshen surprizë që shfaqën dëshirën të jenë në krye të PD-së, mekjen Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj.
“Nuk mund të kandidosh për kryetar të PD-së në një kohë kur nuk ka asnjë kontribut qenësor, relevant të njohur nga partia. Nuk e bën kërkush sepse e bën qesharake garën”, tha Berisha.