Atifete Jahjaga: Ja pse ishte emri im në dosjen Epstein!
Dritare.net

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mohoi çdo njohje apo takim me Jeffrey Epstein, Përmes një reagimi publik, zonja Jahjaga thotë se përmendja e emrit të saj në dokumentet e publikuara së fundmi për dosjen Epstein, lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila sipas saj nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të.
"Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.
Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.
Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj.
Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet.
Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani", shkruan zonja Jahjaga./L.F-dritare.net

