Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emri i Behgjet Pacollit në dosjen e Jeffrey Epstein!

Emri i Behgjet Pacollit në dosjen e Jeffrey Epstein!

Dosja Jeffrey Epstein, e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nxjerr në pah edhe emra të figurave politike në Kosovë.-informon dritare.net

Në një nga email-et e publikuara në faqen zyrtare, figuron të jetë përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit. -informon dritare.net

Emaili i 19 shtatorit të vitit 2012, e dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, kërkohet që Jeffrey të shohë një video.

Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”

Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video”, thuhet në email-in e dërguar nga “Daniel”, ku është dhe një link nga Youtube, por që nuk është i klikueshëm më.

“Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”, thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura.

Mesa duket, nga dokumentet e publikuara në dosjen Jeffrey Epstein del në pah se përmendja e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ajo e Behgjet Pacollit kalojnë përmes të njëjtit person kontakti. Në të dyja rastet, komunikimet shfaqen në formën e email-eve të ndërmjetësuara nga një anëtare e familjes mbretërore të Tajlandës, Mom Luang Rajadasari Jayankura./dritare.net

Emri i Behgjet Pacollit në dosjen e Jeffrey Epstein!