Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Apeli i policisë për drejtuesit e mjeteve: Shmangni rrugën drejt Qafë-Thanës

Apeli i policisë për drejtuesit e mjeteve: Shmangni rrugën drejt

Një rrëshqitje e madhe dheu dhe gurësh ka paralizuar qarkullimin në të dy drejtimet e aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, këtë të diel. Rruga është bllokuar në zonën e njohur si Dragostunjë.


Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore e Elbasanit, e cila, sipas njoftimit zyrtar, po bashkëpunon me firmën kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës për të bërë të mundur pastrimin sa më të shpejtë të inerteve dhe rikthimin e qarkullimit normal.


Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Korçës, apo në drejtim të kundërt, të shmangin këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë për rihapjen e tij./K.C/dritare.net