
Çuçi i përgjigjet Dumanit: Nuk është e vërtetë që institucionet nuk denoncojnë korrupsionin!
Dritare.net

Kreu i Grupit Parlamentar në PS, Bledi Çuçi i është përgjigjur sot Altin Dumanit, se është herët që SPAK të ngrejë shqetësime pse institucionet publike nuk denoncojnë korrupsionin.
Po ashtu Çuçi ka pyetur kreun e SPAK lidhur me gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar pas procesit të Vettingut, të akuzuara për sjellje kriminale.
Pjesë nga debati:
Çuçi: Është shpejt për një institucion që ka tre vite të bëj një analizë statistikore dhe duhet një bazë më e gjerë. Ky nuk është se ka qenë një shqetësim i drejtpërdrejtë. Ka pasur një shqetësim në raportin analitik të SPAK që lidhet me garantimin solid te hetimeve prokative. Unë dua t'i qëndroj besnik raportit që ne kemi. Dëgjova zotin Dumani disa ditë më parë të fliste për shqetësimin e mungesës së referimeve nga institucionet publike. Ky nuk ka qenë një shqetësim në Rpaortin e Progresit. Përkundrazi ka pasur një shqetësim lidhur me garantimin e një historiku solid për hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut. Cila është gjendja e referimeve proaktive, hetimeve dhe vendimeve përfundimtare në çështjet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut?
Dumani: Lidhur me pyetjen unë e kam sqaruar dhe më para, duhet të merren në konsideratë kompetenca që ka SPAK në raport me ligjin e vettingut. Kemi në kompetencë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe të GJKKO, kemi proceduar penalisht dhe kemi dërguar për gjykim disa anëtar të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese cilët janë shkarkuar nga procesi i vettingut. Kemi edhe vendime fajësie të formës së prerë për këtë kategori subjektesh. Kemi dhe hetime pasurore për ato subjekte ku kemi arritur edhe në konfiskimin e pasurive dhe në dy raste të tjera janë në proces konfiskimi edhe pasuri të subjekteve që i kemi hetuar. Është një numër i vogël. Numri më i madh i gjyqtarëve edhe prokurorëve që janë larguar nga vettingut. I për GJSHP dhe Apelit. Nuk janë në kompetencën tonë lëndore, por vetëm nëse kryejnë veprën penale të korrupsionit. S’jemi indiferentë ndaj vendimmarrjes së KPK-së dhe KPA-së. Kemi pasur raste që duke u nisur edhe nga vendimmarrja e KPK-së dhe KPA, përftojmë indicie që ka vend për procedim penal. E kemi bërë edhe KPK dhe KPA duhet të referojnë, që ne t’i kemi në vëmendje. Jo vetëm ndjekje penale por kemi pasur edhe konfiskime./M.K-dritare.net

















