
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni ishte përpjekur vazhdimisht të arrinte një marrëveshje me Iranin përpara nisjes së sulmeve ushtarake.
“Në kërkuam vazhdimisht të bënim një marrëveshje. Ne u përpoqëm,” tha Trump, duke theksuar se përpjekjet diplomatike nuk dhanë rezultat.
Në një video tetëminutëshe të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump konfirmoi se Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në sulmin ndaj Iranit. Ai paralajmëroi gjithashtu goditje të ashpra ndaj kapaciteteve ushtarake iraniane.
“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave. Ajo do të jetë plotësisht e zhdukur,” /BBC