Kryeministrja Frederiksen shpall zgjedhje të parakohshme në Danimarkë: Katër vitet e ardhshme, vendimtare
Dritare.net

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka njoftuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se katër vitet e ardhshme do të jenë “vendimtare” për të ardhmen e vendit.
Në një deklaratë për media, Frederiksen tha:
“Katër vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për Danimarkën. Nevojitet një mandat i ri për të siguruar stabilitet dhe për të marrë vendime që do të ndikojnë afatgjatë për vendin dhe qytetarët tanë.”
Zgjedhjet e parakohshme vijnë në një moment të ndjeshëm për vendin nordik, ndërsa Danimarka përballet me sfida ekonomike, sociale dhe të sigurisë. Kryeministrja bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për forcimin e demokracisë.
Data e saktë e zgjedhjeve do të konfirmohet nga autoritetet përkatëse në ditët në vijim./K.C/dritare.net