Studimi: Vegjetarianët më pak të rrezikuar nga këto 5 forma kanceri
Dritare.net

Një studim ndërkombëtar i publikuar në British Journal of Cancer ka treguar se njerëzit që ndjekin një dietë vegetariane kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të pesë llojeve të kancerit në krahasim me ata që konsumojnë mish, ndërsa në disa raste shfaqet rrezik i shtuar për një formë tjetër të sëmundjes.
Gjetjet kryesore nga studimi:
Vegetarianët kishin 21% rrezik më të ulët të kancerit të pankreasit.
9% rrezik më të ulët të kancerit të gjirit.
12% rrezik më të ulët të kancerit të prostatës.
28% rrezik më të ulët të kancerit të veshkave.
31% rrezik më të ulët të mielomës multiple, një kancer i gjakut.
Studimi, i bazuar në të dhënat e mbi 1.8 milion njerëzve në tre kontinente, është më i madh i këtij lloji që vlerëson lidhjen midis dietet pa mish dhe rrezikut të kancerit.
Megjithatë, rezultatet nuk janë të njëanshme: u vu re afërsisht dyfish rrezik për kancerin e ezofagut (squamous cell carcinoma) krahasuar me ata që hanë mish, gjë që mund të lidhet me nivele të ulëta të disa lëndëve ushqyese në dietë.
Shkencëtarët nënvizojnë se gjetjet tregojnë lidhjet mes stilit të ushqyerjes dhe rrezikut të kancerit, por nuk provojnë shkakësinë direkt, duke kërkuar hulumtime të mëtejshme për të kuptuar mekanizmat pas këtyre ndryshimeve.
Ekspertët rekomandojnë që dieta të jetë e pasur me fruta, perime dhe fibra, si dhe të minimizohet konsumi i mishit të përpunuar, për të mbështetur një stil jetese që mund të ulë rrezikun për disa lloje kanceri./K.C/dritare.net