
Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta ka rrëmbyer vëmendjen në skenën e festivalit prestigjioz të Sanremos, me një baladë emocionuese që flet për dashurinë, ndjeshmërinë dhe forcën për të ecur përpara. Kënga, e karakterizuar nga tekste të thella dhe një interpretim plot shpirt, është pritur mjaft mirë nga publiku dhe kritika.
Legjenda e muzikës italiane, Adriano Celentano, ka vlerësuar maksimalisht performancën e Metës, duke e cilësuar këngën e tij si “të mrekullueshme” dhe duke lënë të kuptohet se është e pamundur të mos triumfojë.
Ky vlerësim nga një ikonë e muzikës italiane konsiderohet një mbështetje e madhe për artistin shqiptar, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Itali. Pjesëmarrja e tij në Sanremo ka ngjallur interes të madh si në publikun italian, ashtu edhe në Shqipëri./K.C/dritare.net
