Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 28 shkurt nga Branko!

Horoskopi i datës 28 shkurt nga Branko!

Dashi
Do të ndiheni të lodhur nga rutina e përditshme, aq sa mund të mos jeni shumë produktivë në punë dhe të shpërqendroheni lehtësisht. Po mendoni për një udhëtim të shkurtër me partnerin, sepse nuk e përballoni më idenë për të kaluar edhe një të shtunë si gjithë të tjerat. Kujdes të mos tregoheni dominues me personin që dashuroni.

Demi
Do të keni shumë energji dhe vendosmëri. Megjithatë, është e rëndësishme të mos veproni me impulsivitet. Në punë nuk do të ketë pengesa që nuk mund t’i kapërceni. Në dashuri do të riktheni bashkëpunimin dhe afërsinë me partnerin, madje do të organizoni një mbrëmje të veçantë për ta kaluar së bashku.

Binjakët
Do të përjetoni një ditë të qëndrueshme dhe produktive. Në punë do të jeni të përqendruar dhe konkretë në arritjen e objektivave tuaja. Në jetën sentimentale do të kërkoni harmoninë me partnerin, e cila ka munguar prej kohësh. Mos u demoralizoni.

Gaforrja
Do të jeni të hapur ndaj komunikimit dhe plot ide novatore. Diskutojini me shefin tuaj, i cili mund të bjerë dakord dhe madje t’ju vlerësojë për to. Në dashuri është moment i favorshëm për të sqaruar keqkuptimet dhe për të forcuar lidhjen. Beqarët mund të kenë njohje të reja.

Luani
Do të ndiheni më emocionalë se zakonisht, por kujdes të mos rrëmbeheni nga emocionet. Në punë mund të keni një debat me një koleg, ndaj ruani qetësinë. Ata që janë në çift do të gjejnë mirëkuptim dhe afërsi me partnerin; nuk do të mungojnë përkëdhelitë dhe pasioni.

Virgjëresha
Përpiquni ta shihni gotën gjysmë plot. Në punë diçka nuk ka shkuar siç duhet, por mund ta rregulloni me një qëndrim pozitiv. Beqarët mund të kalojnë një mbrëmje të këndshme me miqtë, ndërsa ata në çift do t’i kushtojnë më shumë vëmendje partnerit dhe fjalëve të tij.

Peshorja
Do të rifitoni kthjelltësinë mendore dhe aftësinë për t’u organizuar. Në punë do të planifikoni gjithçka me kujdes. Nëse dalin pengesa, do t’i përballoni me lehtësi. Në marrëdhënien në çift diçka nuk po funksionon; mos e shtyni bisedën, përballuni menjëherë me problemin.

Akrepi
Do t’ju mungojë qetësia. Në punë mund të shfaqen pengesa që do t’ju shqetësojnë dhe për momentin nuk do të dini si t’i zgjidhni. Në çift mund të ketë tensione si pasojë e një debati të disa ditëve më parë, efektet e të cilit ende ndihen.

Shigjetari
Do të ndiheni plot energji dhe të gatshëm për çdo sfidë. Kjo gjendje do t’ju ndihmojë të kapërceni me sukses vështirësitë e fundit në punë. Në dashuri mund të keni diçka për të sqaruar apo për të kërkuar falje nga partneri.

Bricjapi
Ditë e përshtatshme për reflektim dhe vetëanalizë. Mund të ndiheni të penduar për disa veprime, si në punë ashtu edhe në marrëdhënien në çift. Është koha të lini mënjanë krenarinë dhe të flisni hapur me kolegët dhe me personin e zemrës.

Ujori
Dita kërkon përqendrim. Në punë do t’ju besohen detyra që duhen kryer me saktësi, ndaj shmangni shpërqendrimet. Në dashuri duhet të flisni më pak dhe të dëgjoni më shumë partnerin. Kujdes, sepse marrëdhënia mund të jetë më e brishtë nga sa mendoni.

Peshqit
Do të tregoni kreativitet dhe shoqërueshmëri. Është moment i favorshëm për të shkëmbyer ide dhe për t’u bashkëpunuar me të tjerët në punë. Mund të pajtoheni me një mik të vjetër. Organizoni një mbrëmje të veçantë me partnerin për ta kaluar në harmoni dhe qetësi./dritare.net