
Te varri yt erdha i fundit, fjalët e Thaçit te varri i babait!
E Premte 21 Mars 2025, 12:12
Dritare.net
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në vendin e varrimit të babait të tij, pas një udhëtimi të siguruar me autoblinda të Eulex-it.
Ai ka arritur në Prishtinë me mbështetje të forcave të sigurisë dhe është drejtuar menjëherë për në vendin e varrimit, në Burojë të Skenderajt.
“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën qindra qytetarë”.
Së shpejti dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” – shkruan Thaçi në kurorën me lule, të vendosura në varrin e Haxhi Thaçit./Klankosova.tv.

















