Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të gjithë për doktor Drinin/Kolegët dhe figurat publike apelojnë për ndihmë!

Të gjithë për doktor Drinin/Kolegët dhe figurat publike

Neurologu Drini Dobi më 22 nëntor u prek nga Covid-19 në krye të detyrës në QSUT. Për një kohë të gjatë qëndroi i shtruar në reanimacionin e Infektivit në Tiranë, por gjendja e tij u përkeqësua duke e bërë të pashmangshëm dërgimin me urgjencë në Itali për një mjekim të specializuar. Të afërmit dhe familjarët kanë mbledhur para për të bërë të mundur dërgimin e tij në Itali. Nga ana tjetër, ditën e sotme,kolegë dhe figura të tjera publike kanë bërë apel për ndihmë për të mundësuar qëndrimin dhe shërimin e mjekut në shtetin fqinj.

Të dhënat e llogarisë të publikuara nga bashkëshortja e mjekut janë shpërndarë në profilet e kolegëve dhe figurave të ndryshme publike. Gazetarja Rudina Xhunga ka publikuar menjëherë pas shpërndarjes së llogarisë bankare, apelin për ndihmë e cila mund t’i shpëtojë jetën doktor Drinit.

“Shpëto një mjek! Shpëto doktor Drinin Dobin! Unë do e bëj, të lutem edhe ty të kontribuosh”, ka shkruar Xhunga.

Të gjithë për doktor Drinin/Kolegët dhe figurat publike

Doktor Ilir Alimehmeti i cili deklaroi disa ditë më parë se ishte i infektuar me Covid-19, ka bërë gjithashtu apel për të ndihmuar kolegun e tij i cili po lufton me jetën.

“Dr. Drini Dobi, miku, kolegu, pedagogu dhe shefi i shërbimit neurovaskular ne QSUT sot ka nevojën e të gjithëve ne.

Ai që ndihmoi dhe trajtoi qindra dhe mijëra pacientë në vitet e punës së tij, sot nuk gjeti dot ndihmën e përshtatshme për të dhe u detyruar të drejtohet drejt Italisë.

Kush mundet të ndihmojë qoftë sado pak, më poshtë gjen numrin e llogarisë së znj. Dobi.

Nëse shoqëria ndihmon sot një mjek të shkëlqyer, nesër shoqëria merr ndihmën e tij të shkelqyer. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë këtë informacion!”, ka shkruar Alimehmeti.

Të gjithë për doktor Drinin/Kolegët dhe figurat publike

Po vëmë edhe njëherë numrin e llogarisë ku mund të kontribuoni për të ndihmuar doktor Drini Dobin të shpëtojë./M.M-dritare.net

Të gjithë për doktor Drinin/Kolegët dhe figurat publike