Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Specialisti i ministrisë u përplas te vizat e bardha, ministri Hasani: Ja gjendja e tij!

Specialisti i ministrisë u përplas te vizat e bardha, ministri Hasani:

Blendi Hoxha, u përplas sot nga një automjet ndërsa kalonte vijat e bardha pranë Ministrisë së Jashtme. Dritre.net mësoi se Hoxha mban detyrën specialist i protokollit, pranë kësaj ministrie.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani reagoi për rastin në fjalë duke njoftuar se Hoxha është jashtë rrezikut në gjendje stabël.

"Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës", shkruan ministri Hasani./L.F-dritare.net