Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK godet grupet kriminale të trafikut të drogës, operacioni në bashkëpunim me autoritetet finlandeze!

SPAK godet grupet kriminale të trafikut të drogës, operacioni

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka njoftuar një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesit finlandezë. Konferenca do të mbahet sot, në orën 12:30, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme.

"Në orën 12:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet finlandeze për zhvillimin e një operacioni të përbashkët kundër disa grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 12:10, që të mund të hyni dhe të jemi gati për fillimin e perpiktë", njoftoi SPAK./E.P-dritare.net